Ramabaja e lidh rastin e Shtërpcës me luftën hibride, e sulmon Baton Haxhiun
Sadri Ramabaja, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe analist der diku i njohur, ka shkruar një status, ku ka komentuar ngjarjen e fundit në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy persona të komunitetit serb.
Z. Ramabaja këtë rast e ka lidhur me luftën hibride ndaj Kosovës.
“Deklaratat e Spin doktorit, që duket se i kanë parapri ngjarjes në Shtërpcë (megjithëse si akt ai mund të rezultojë që nuk ka të bëjë fare me raporte ndëretnike), po shfrytëzohet si vazhdimësi logjike e barrikadave në veri, si pjesë e luftës hibride serbo-ruse që po aplikohet kundër Republikës së Kosovës, dhanë efektin e parë.
Miti i për viktimizimin e serbëve në Kosovë është ambalazhimi më i mirë i kësaj lufte hibride.” – shkroi ai.
Tutje, z. Ramabaja ka sulmuar edhe gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur manipulues e spin doktor.