Sadiku: Jemi duke e nënshkruar kapitullimin e shtetit, si është e mundur të jemi kaq të ndarë?
Opinionisti, Ermal Sadiku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth çështjes së Asociacionit i cili ka marr ritëm insistues nga palët ndërkombëtare që ky Asociacion të themelohet.
Sadiku thotë se në këto momente do të duhej që qeveria, populli, shoqëria civile e media të jenë më unifikuese dhe të tentohet të nxirret më shumë se sa oferta që Kosova ka aktualisht në tavolinë.
Satusi i plotë:
Hajde po themi që Asociacioni është zgjidhja e vetme që e kemi.
Hajde po themi që s’kemi qare pa e pranu se gjeopolitika ndërkombetare është tash e tillë.
Hajde po themi që mos pranimi vërtetë mundet me na dëmtu marrdheniet me aleat.
Po themi që Amerika duhet me kthy Serbinë kah vetja që me largu prej Rusisë.
Po a nuk ish dasht që me luftu, punu edhe kërku sa ma shumë në këto momente. Qeveria, populli, shoqeria civile, mediat ... të gjitha së bashku me tentu me nxerr sado PAAK më shumë se që kemi në ofertë ne tavolinë. Të gjitha së bashku me perdorë çdo metodë që mundemi që me i tregu aq sa mundemi ndërkombetarevë që meritojmë më shumë, kerkojmë më shumë, duhet më shumë.
Si është e mundur që në këto momente kur jemi duke e nenshkru kapitullimin e shtetit, me qenë kaq shumë të ndamë.
