Sadiku i LDK-së: Kurti e tradhtoi Osmanin edhe pse kishin aleancë - NACIONALE

Sadiku i LDK-së: Kurti e tradhtoi Osmanin edhe pse kishin aleancë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka vlerësuar se Albin Kurti është lider që nuk e mban fjalën.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së në fund e ka tradhtuar presidenten Vjosa Osmanit.

Në emisionin “Info Nata” në Tevë1, Sadiku ka thënë se Kurti këtë e ka bërë edhe pse me Osmanin për vite të tëra kishte një aleancë.

E shihni edhe vetë se Vjosa Osmani ka pasur një aleancë të bukur dhe të suksesshme me z. Kurti, por në fund, si të themi, z. Kurti nuk e mbajti atë fjalën e vet dhe e tradhtoi Vjosa Osmanin në momentin e fundit. Besoj që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, sepse nuk e propozoi për kandidate për presidente”, ka thënë Sadiku.

Sipas tij, nëse Osmani do të ishte propozuar për presidente do t`i merrte votat e nevojshme.

Po të propozohej Vjosa Osmani, pa marrë parasysh se si do të votonte secili deputet i LDK-së, me gjithë ato vota ajo do të zgjidhej. Unë mendoj që 80 vota do të ishin bërë për Osmanin, po të ishte propozuar. Asnjë nga partitë politike, e aq më pak LDK-ja, nuk do të donte të shkonim në zgjedhje”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme