Sa do të jetë gjoba për serbët me targa ilegale? Tregon Besnik Bislimi
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencën për siguri në Beograd ku mori pjesë online, ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat.
Ai ka thënë se gjoba për serbët që nuk i kthejnë tabelat ilegale në RKS, do të jetë 150 euro.
“Nga e marta deri më 21 nëntor qytetarët që kanë targa të paligjshme do të marrin paralajmërim, më pas policia do të duhet të shkruajë gjoba sipas ligjit. Me sa di unë gjobat do të jenë 150 euro dhe qytetarët do të marrin udhëzime si të ndërrohen targat ilegale. Kjo do të zgjasë deri më 21 janar, kur do t’u jepen targa të përkohshme”, ka thënë Bislimi duke folur përmes videolidhjes në Konferencën e Sigurisë në Beograd, shkruan Euroneës Serbia.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje vendosi ta shkallëzojë vendimin për targa, duke bërë të ditur se së pari do të ketë qortim, gjobë, targa provuese e pastaj konfiskim.