S`ka kuorum, dështon mbledhje e Komisionit Parlamentar për Ekonomi - NACIONALE

S`ka kuorum, dështon mbledhje e Komisionit Parlamentar për Ekonomi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, e cila ishte paraparë të mbahet sot, ka dështuar.

Në mungesë të kuorumit, kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka bërë me dije se mbledhja e ardhme do të mbahet vitin tjetër.

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, ka thënë Shala, raporton EO.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të miratohet Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Lajme të ngjashme