Ryshfet për blerje të votave, policia arreston një person në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Graçanicë.
Në raportin 24 orësh policia ka bërë me dije se arrestimi është bërë nën dyshimet për veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.
Policia ka treguar se për rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.
“Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh.