Rutte thotë se vendet e NATO-s kanë premtuar qindra miliona dollarë për armë amerikane për Ukrainën - NACIONALE

Rutte thotë se vendet e NATO-s kanë premtuar qindra miliona dollarë për armë amerikane për Ukrainën

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Vendet e NATO-s kanë njoftuar qindra miliona dollarë mbështetje për nismën PURL për ta furnizuar Ukrainën me armë amerikane, tha të enjten sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

Zyrtari i lartë i falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Lituaninë për kontributet e tyre dhe tha se pret më shumë zotime së shpejti, pa përmendur shtete të caktuara, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë me ministrat e Mbrojtjes të Britanisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, Rutte nuk dha ndonjë shumë të caktuar të parave që do të jepen për t’i blerë armë amerikane Ukrainës.

Më herët, gazeta “Nacionale” raportoi se Norvegjia është pajtuar që të kontribuojë me 4,2 miliardë krona norvegjeze (443,2 milionë dollarë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa Franca ka garantuar një hua prej rreth 3 miliardë kronash, tha të enjten qeveria norvegjeze.

Marrëveshja mes Francës e Norvegjisë e përfshin blerjen e një sasie të madhe të armëve ajër – tokë dhe kapacitete që ofrojnë vëzhgim nga industria franceze e mbrojtjes, tha qeveria norvegjeze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Lajme të ngjashme