Rusia thotë se Turqia nuk e ka ndaluar anijen me drithëra
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se janë të rreme raportimet që anija me flamur rus, “Zhibek Zholy”, është ndaluar në portin turk, Karasu, nën dyshimin për transportim të drithërave të vjedhura ukrainase.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Alexei Zaitsev, tha se anija për të cilën autoritetet ukrainase kanë thënë se është duke transportuar drithëra nga porti i pushtuar i Berdyansk-ut, është “duke iu nënshtruar procedurave standarde”.
Ambasadori i Ukrainës në Turqi tha të dielën se autoritetet turke e kanë ndaluar anijen “Zhibek Zholy”.