Rusia thotë se në aeroplanin e rrëzuar ndodheshin të burgosur ukrainas të luftës - NACIONALE

Rusia thotë se në aeroplanin e rrëzuar ndodheshin të burgosur ukrainas të luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se të paktën 65 të burgosur ukrainas të luftës kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit transportues ushtarak “Ilyshin-76”.

Agjencia ruse e lajmeve, “Ria Novosti”, tha se edhe nëntë persona të tjerë ndodheshin në aeroplan, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, tha se Kremlini ishte i vetëdijshëm për rrëzimin e aeroplanit, por refuzoi të hynte në hollësi.

Lajme të ngjashme