Rusia sulmon rëndë Kievin, 17 civilë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Rusia ka ndërmarrë një sulm të madh me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës. Sulmi ka nisur gjatë natës dhe ka vazhduar deri në mëngjesin e së enjtes.
Nga ky sulm janë vrarë të paktën 17 civilë, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Shpërthime të fuqishme kanë tronditur kryeqytetin ukrainas për orë të tëra gjatë natës, me shumë banorë që janë strehuar në stacionet e metrosë, pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe autoritetet e tjera kishin lëshuar paralajmërimet e para për një sulm, raporton AP.
Ekipet e emergjencës kanë punuar deri në orët e mëngjesit duke gërmuar në rrënojat e ndërtesave të banimit të shembura dhe të djegura, në kërkim të viktimave.
Moska e ka arsyetuar sulmin si hakmarrje, duke pretenduar se vjen pas sulmeve në objektet e naftës që kanë shkaktuar mungesë karburanti dhe kanë ushtruar presion mbi presidentin rus Vladimir Putin.