Rusia s’do të ndalet pa e detyruar, paralajmëron kryeministrja e Danimarkës
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet për të bërë një gjë të tillë.
Duke folur pranë presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ajo tha:
“Gjatë muajve të fundit, ka pasur shumë fjalë për paqen në Ukrainë, me takime, para-takime dhe konferenca për takime dhe, në ndërkohë, Rusia i vazhdon sulmet e saj brutale. Tani duhet të jetë e qartë për secilin: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet për ta bërë këtë.”
“Ne kemi një detyrë kryesore para vetes: duhet ta bëjmë Evropën tonë të përbashkët aq të fortë, saqë lufta kundër nesh të bëhet e paimagjinueshme, dhe duhet ta bëjmë këtë tani” – paralajmëroi ajo.