Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një fshat afër Avdikës - NACIONALE

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një fshat afër Avdikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se forcat e saj kishin bërë përparim të mëtejmë në lindje të Ukrainës, duke e marrë nën kontroll fshatin Severne, afër qytetit Avdivka, raporton agjencia “Reuters”.

Në një deklaratë, kjo ministri tha se forcat ruse e kapën fshatin Severne, “pushtuan vija dhe pozicione më të favorshme” dhe goditën përqendrime të fuqisë njerëzore e pajisje ukrainase afër tri vendbanimeve të tjera.

Agjencia “Reuters” nuk ka mundur që t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet për fushën e betejës. Kapja e Avdivkës pas disa muajve luftime ishte fitorja më domethënëse e Rusisë që nga marrja nën kontroll e qytetit Bakhmut në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme