Rusia nxit Serbinë të heq dorë nga dialogu me Kosovën sepse “gjithçka ka për synim njohjen” - NACIONALE

Rusia nxit Serbinë të heq dorë nga dialogu me Kosovën sepse “gjithçka ka për synim njohjen”

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Gjithçka ka për synim njohjen e Kosovës”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë; duke e inkuruajuar këtë të fundit të heq dorë nga mbështetja te Perëndimi për zgjidhje.

Nuk ka dialog (...)”, tha Harçenko në një konferencë në Beograd të quajtur “Pasojat afatgjate të bonbardimit të Jugosllavisë për shoqërinë serbe dhe formimi i botës multipolare”.

“(...) sepse ky nën lehtësimin e BE-së nuk do të çojë në zgjidhje; sepse gjithçka ka për synim njohjen e Kosovës nga Beogradi”, ka Harçenko.

Duke i qëndruar linjës zyrtare të Moskës, Harçenko tha se perëndimi “synon të mbulojë qëndrimin agresiv të Prishtinës...që të marrin kontrollin e plotë të verkut të Kosovës”.

Lajme të ngjashme