Rusia nis stërvitjet bërthamore nën mbikëqyrjen e Putinit
Vladimir Putin ka mbikëqyrur stërvitjet vjetore nga forcat strategjike bërthamore të Rusisë, në një kohë të tensioneve të rritura me Perëndimin për luftën në Ukrainë.
Kremlini ka njoftuar se janë lëshuar raketa balistike dhe të lundrimit në Lindjen e Largët dhe Arktik, ndërsa nisja e stërvitjeve u bë pas pretendimeve të Rusisë se Ukraina është duke planifikuar përdorimin e një “bombe të pistë” (mjet shpërthyes i përzier me material radioaktiv),
Megjithatë, pretendimet për bombën janë hedhur poshtë nga Perëndimi dhe Ukraina, e cila ka thënë se vetë Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të tillë.
Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë në Uashington kanë bërë të ditur se janë njoftuar nga Rusia për realizimin e stërvitjeve, dhe kanë thënë se rusët janë në përputhje me rregullat e kontrollit të armëe.
Stërvitje bërthamore është duke realizuar edhe NATO, me pjesëmarrjen e 14 vendeve të cilat po zhvillohen mbi Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut.
