Rusia: Në skenën botërore ka mungesë të cilësive të mbretëreshës Elizabetë
Kremlini tha të premten se populli rus ka pasur respekt të madh për mbretëreshën Elizabetë, për urtësinë dhe autoritetin e saj.
“Për momentin, në skenën ndërkombëtare ka mungesë shumë të madhe të cilësive të tilla”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Mbretëresha Elizabetë vdiq të enjten. Udhëheqës të ndryshëm botërorë e kanë vlerësuar lart figurën e saj. Ajo ishte monarkja me fronin më të gjatë në historinë e Britanisë.