Rusia ia lë fajin sabotimit për shpërthimet e reja në Krime - NACIONALE

Rusia ia lë fajin sabotimit për shpërthimet e reja në Krime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një javë pas një sulmi të qartë ukrainas ndaj një baze ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar, një depo armësh u godit nga disa shpërthime të martën.

Zyrtarët rusë thanë se shpërthimet u shkaktuan nga një zjarr në zonën Dzhankoi para se më vonë ta fajësonin sabotimin për këtë rast.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se zjarri shpërtheu në një depo për mbajtje të përkohshme të municionit afër fshatit Maiske rreth orës 6 e 15 sipas kohës lokale të Moskës dhe se shkaktari është duke u hetuar.

Sipas kësaj ministrie, nuk ka pasur pasoja serioze, por udhëheqësi rajonal, Sergei Aksyonov, e vizitoi vendin e ngjarjes dhe tha se 2.000 njerëz janë larguar nga një fshat afër zonës dhe dy persona janë plagosur.

Krimea është aneksuar nga Rusia më 2014 dhe forcat ruse i shfrytëzuan bazat e tyre në gadishull për të marrë nën kontroll territore të gjera në jug të Ukrainës.

Lajme të ngjashme