Rusia e përkrah Kinën, vizitën e Pelosit në Tajvan e quan provokuese
Rusia e përkrahu Kinën të martën për vizitën e pritshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan, duke e paralajmëruar Uashingtonin se një vizitë e tillë provokuese do t’ vendoste Shtetet e Bashkuara në një vijë përplasjeje me Pekinin.
“Nuk mund të themi me siguri tash për tash nëse ajo (Pelosi) do të shkojë apo nuk do të shkojë atje, por gjithçka rreth këtij udhëtimi dhe vizitës së mundshme në Tajvan është krejtësisht provokuese”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se vizita e pritshme është përpjekje provokuese nga Uashingtoni për t’ia shtuar presionin Kinës – me të cilën Rusia ka ndërtuar marrëdhënie të fuqishme vjetëve të fundit.
“ShBA-ja është provokatore shtetërore. Rusia e konfirmon parimin e “një Kine” dhe e kundërshton pavarësinë e ishullit në cilëndo formë”, shtoi ajo.