Rusia e akuzon reporterin amerikan Gershkovich se punonte për CIA-n - NACIONALE

Rusia e akuzon reporterin amerikan Gershkovich se punonte për CIA-n

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurorët rusë e dërguan rastin e reporterit të ndaluar amerikan, Evan Kershkovich, në gjykatë, pasi konkluduan se ai kishte mbledhur të dhëna për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të ShBA-së për një fabrikë ruse të tankeve, thanë ata të enjten përmes një deklarate.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha se e kishte miratuar aktakuzën dhe se rasti penal i Gershkovichit do të dëgjohet në një gjykatë në qytetin Yekaterinburg, ku reporteri ishte arrestuar në mars të vitit 2023 nën dyshimin për spiunazh, raporton agjencia “Reuters”.

Prokuroria nuk tregoi se kur do të fillojë dëgjimi i rastit.

Gershkovichi dhe punëdhënësi i tij i kanë refuzuar akuzat për spiunazh, duke i cilësuar të rreme, dhe administrata e presidentit Joe Biden ka kërkuar që Rusia ta lirojë atë.

Lajme të ngjashme