Rusia do të evakuojë mijëra njerëz të tjerë nga rajoni i sulmuar nga Ukraina - NACIONALE

Rusia do të evakuojë mijëra njerëz të tjerë nga rajoni i sulmuar nga Ukraina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet në rajonin Kursk të Rusisë kanë vendosur që ta evakuojnë popullsinë e distriktit Glushkov, tha të mërkurën vonë guvernatori Alexei Smirnov, në kohën e avancimit të vazhdueshëm të forcave ukrainase në rajonin kufitar.

Ky distrikt kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën dhe ka popullsi prej rreth 20 mijë banorësh. Smirnovi tha në rrjetin “Telegram” se policia dhe organe të tjera shtetërore do ta bashkërendojnë procesin e evakuimit, raporton agjencia “Reuters”.

Ukraina tha të mërkurën se operacioni i saj matanë kufirit kishte avancuar për një deri në dy kilometra në rajonin Kursk që nga fillimi i ditës dhe se trupat e saj e kishin përfunduar pastrimin e qytezës kufitare ruse, Sudzha, nga forcat ruse.

Zyrtarët rusë kanë thënë se gati 200 mijë njerëz ishin duke u evakuuar pas sulmit të befasishëm.

Ish-drejtori i agjencisë britanike për inteligjencë të jashtme, MI6, ka thënë se “manovra shumë e guximshme” e Ukrainës po e shpaguan veten për momentin.

Lajme të ngjashme