Rusia do ta njohë tërë Donbasin si territor rus, përfshirë zonat e kontrolluara nga Ukraina - NACIONALE

Rusia do ta njohë tërë Donbasin si territor rus, përfshirë zonat e kontrolluara nga Ukraina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia do ta njohë tërë territorin e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut me kufijtë e shpallur më 2014 si territor rus, i tha të premten Kremlini televizionit CNN.

Ligjet e republikave të vetëshpallura thonë se kufijtë e tyre janë në tërë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Forcat ukrainase tash për tash kontrollojnë rreth 40 për qind të rajonit Donetsk.

Kur u pyet nëse territoret e Republikës Popullore të Donetskut, që tash për tash janë nën kontrollin e forcave ukrainase, do të cilësohen si pjesë e Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “De jure po. Duke iu bashkuar Federatës Ruse, një shtet që është njohur nga ne brenda kufijve të vitit 2014 do të bashkohet.”

Ai shtoi se territori i Republikës Popullore të Donetskut, që tash për tash nuk kontrollohet nga ushtria ruse, “do të duhet të çlirohet”.

Zëdhënësi rus nuk dha përgjigje për rajonet jugore, Kherson dhe Zaporizhia, ku gjithashtu janë mbajtur të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë, duke thënë: “Më duhet ta konfirmoj këtë.”/Nacionale

Lajme të ngjashme