Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Zi - NACIONALE

Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka konfirmuar se Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare mes 21 dhe 27 dhjetorit.

Stërvitjet e përbashkëta detare në mes këtyre dy shteteve zhvillohen rregullisht që nga viti 2012.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është forcimi i bashkëpunimit detar midis Rusisë dhe Kinës dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajonin Azi-Paqësor”, thuhej në njoftim.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Moska ka kërkuar të rrisë lidhjet e saj politike, të sigurisë dhe ekonomike me Pekinin dhe e sheh udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping si një aleat kyç në një aleancë anti-perëndimore, shkruan Reuters.

Të dy vendet nënshkruan një partneritet strategjik pa kufij vetëm disa ditë përpara se Moska të niste pushtimin më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në shkurt, por Pekini që atëherë ka shprehur shqetësime për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Lajme të ngjashme