Rusia arreston më shumë se 700 protestues kundër luftës
Sipas grupit të pavarur të monitorimit OVD-Info, më shumë se 700 persona janë arrestuar në dhjetëra qytete në Rusi për protesta kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë nga Vladimir Putin.
Bëhet e ditur se qindra njerëz janë arrestuar në Shën Petersburg dhe Moskë, ndërsa janë shfaqur fotografi të policisë duke përdorur shkopinj kundër protestuesve.
Protestat në Rusi nisën pasi, presidenti rus ka urdhëruar një mobilizim të pjesshëm për të forcuar forcat ruse, të cilat kanë pësuar disfata të rënda në Ukrainë këtë muaj.
In #Irukutsk 12 people reported to have been arrested after crowds gathered in the city centre.
— Tim White (@TWMCLtd) September 21, 2022
Russia's also said it's now illegal to talk about mobilisation unless referring to official channels!#нетмобилизации #RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/3soHw7FABM
Rusia planifikon të thërrasë rreth 300 mijë rezervistë, domethënë njerëz që kanë kaluar trajnime ushtarake dhe, siç theksoi Putin, kanë aftësitë e specializuara që i duhen ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Kjo do të thotë se oficerët rezervë, disa prej të cilëve janë mbi 60 vjeç, do të nxirren nga pensioni dhe do të dërgohen në Ukrainë.