Rukiqi tallet me Qeverinë Kurti për çerdhet: "Mjafton me e vendos një guri në tokë dhe projekti e merr formen e vet"
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka ironizuar me Qeverinë Kurti, për mosndërtimin e çerdhës në Podujevë, për të cilën gurthemeli ishte hedhur para një muaji.
Rukiqi është tallur duke thënë se kjo është tekonologjia e re e ndërtimit të çerdheve nga Qeveria Kurti
“Teknologjia e re, e ndertimit te çerdheve dhe objekteve tjera, e sjellur nga Qeveria Kurti, e tejkalon edhe teknologjine e printimit 3D. Mjafton me e vendos nje guri ne toke dhe projekti e merr formen e vet.” – ka shkruar ai pas publikimit të video-stories së Nacionales të cilën mund ta shikoni më poshtë.