Rukiqi tallet me postimin e Nagavcit: Në mungesë të rezultateve ka marrë rolin e rekrutueses
Anëtari i Lidhjes Demokratike, Berat Rukiqi, është tallur me një postim të ministres së Arsimit, Arberie Nagavci e cila njoftoi për hapjen e një konkursi për dy pozita të larta në arsim. Sipas Rukiqit, në mungesë të rezultateve, ministrja ka marrë rolin e rekrutueses duke publikuar konkurse.
"Në mungesë të rezultateve, kanë filluar të publikojnë konkurse, si me qenë zyre rekrutuese." - shkroi Rukiqi.