Rukiqi: Sistemi shëndetësor në kolaps, më 9 shkurt do t’i japim vendit të ardhmën që e meriton
Berat Rukiqi nga rradhët e LDK-së, ka thënë se sistemi shëndetësor është në kolaps e se pushteti po mburret me ngjyrosjen e klinikës e renovime kozmetike, ndërkohë që mungojnë barnat, sigurimi shëndetësor e personeli po ikë nga vendi.
Tutje ai është shprehur se më 9 shkurt LDK do t’i jap vendit të ardhmen që meriton
E plotë:
Sistemi shëndetësor është në kolaps!
Nuk ka asnjë projekt të madh në shendetësi, mungojnë barnat, mungon sigurimi shendetësor, nuk ka pajisje dhe mjekët po na ikin.
LDK-ja në nivel komunal ka realizuar shumëfish më tepër projekte sesa qeverisja e Kurtit në këto 4 vite.
Të mburresh për ngjyrosje të një klinike, dhe me disa renovime kozmetike, sado e rëndësishme të jetë, nuk është asgjë në raport me nevojat e qytetarëve.
Më 9 shkurt do ti japim vendit të ardhmen që meriton.