Rukiqi: Recesioni ekonomik global te dera, indiferenca e Qeverisë e frikshme
Ekonomisti i njohur Berat Rukuqi ka thënë se institucionet ekonomike ndërkombëtare po paralajmërojnë se vitin 2023 do të jetë edhe më i rendë në aspektin ekonomik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se recesioni ekonomik global është te dera.
Sipas tij, indiferenca e Qeverisë së Kosovës karshi këtyre zhvillimeve është e frikshme.
Postimi i plotë:
Kur jemi te rekordet
Rritje ekonomike (vetem 2.7 %), rekord e ulet, sipas projeksioneve te Fondit Monetar Nderkombetar.
Ky nuk eshte lajmi me i keq. Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian, po parashikojne qe viti 2023, mund te jete edhe me i rende, per ekonomine globale.
Recesioni ekonomik global eshte te dera. Ne nuk do te jemi imun. Indiferenca jone, karshi ketyre zhvillimeve eshte e frikshme. Qindra miliona euro, investime kapitale, te parealizuara. Ende asnje plan e asnje investim serioz ne sektorin e energjise. Lista eshte e gjate, e hapesira e manovrimit shume e ngushte.