Rukiqi: Pse duhet të festohet një kontratë kaq e shtrenjtë, cilat pare do të përdoren?
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shkruar për arritjen e kontratës mes Telekomit të Kosovës me DigitAlb.
Rukiqi ka thënë se kontrata mes tyre është një kontratë komerciale me peshën e 1.3 milionë eurove dhe nuk është bërë falas dhe sipas tij, nuk duhet të festohet një kontratë e shtrenjtë.
Ai ka shtruar disa pyetje lidhur me kontratë.
“Pyetja bazë që i duhet përgjigje? Cilat pare do të përdoren për këtë kontratë: kredia e qeverisë, mjetet vetanake të telekomit apo ndonjë subvencion i qeverisë.” – ka pyetur ai.
Shkrimi i tij:
Kontratë komerciale 1.3 milionë euro, pra jo gratis. Pse duhet të festohet një kontratë kaq e shtrenjtë?
Pyetja bazë që i duhet përgjigje? Cilat pare do të përdoren për këtë kontratë: kredia e qeverisë, mjetet vetanake të telekomit apo ndonjë subvencion i qeverisë.
Në secilin variant, nuk ka as transparencë e as arsye për festë.