Rukiqi prezanton pesë pika për ndaljen e grevës - NACIONALE

Rukiqi prezanton pesë pika për ndaljen e grevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka propozuar 5 pika, të cilat sipas tij do të shërbejnë në ndaljen e grevës, e cila ka filluar që nga 25 gushti në Kosovë.

Si pikë e parë, është BSPK-ja të thërras takimin e Këshillit Ekonomik Social me tri palë: Punëdhënësin, punëtorin dhe qeverinë.

“BSPK therret takimin e Keshillit Ekonomik Social me tri palet qe jane pjese e Keshillit: Punedhenesit, Punetorer dhe Qeveria, perkatesisht ministrite qe e perfaqesojne Qeverine ne kete Keshill, perfshire Ministrine e Financave. Keshilli Ekonomik Social, ne baze te legjislacionit be fuqi, eshte trup i dizajnuar per dialog social dhe ka fuqine e dhenies te rekomandimeve per vendimmarrje ne Qeveri, per çdo çeshtje qe prek relacionet/ punedhenes, punetore dhe Qeveri”, ka shkruar Rukiqi.

Ndërsa pikat e tjera sipas tij janë këto :

2. Negocimi dhe diskutimi per kushtet e nderprerjes te greves ne Keshillin Ekonomik Social, e kenaq kushtin dhe kerkesen e Kryeministrit, per te dialoguar vetem me BSPK-ne dhe jo me shoqata sindikale sektoriale dhe ne anene tjeter e kenaq kushtin e sindikatave, per takim permbajtesor me Qeverine, per te negociuar, kushtet e nderprerjes te greves.

3. Per te siguruar transparence, neutralitet dhe profesionalizem, ne diskutimin trepalesh, per nderprerjen e greves, Keshilli Ekonomik Social, mund te ftoj per asistence, organizata vendore dhe nderkombetare qe e kane perkrahur punen e Keshillit, para se gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizaten Nderkombetare te Punes – ILO.

4. Marreveshja e negociuar ne KES, dergohet per aprovim ne Qeveri dhe vendimet implementohen ne afatin me te shpejte te mundshem.

5. Sipas meje marreveshja mund te duket keshtu

– 50 euro shtese deri ne Dhjetor:

– 100 euro shtese janari deri ne Mars (te buxhetuara ne buxhetin e vitit 2022)

– Ne Mars duhet te hyj ne fuqi Ligji i Pagave.

– Korigjim te pagave ne baza vjetore, te indeksuara sipas normes vjetore te inflacionit.

Lajme të ngjashme