Rukiqi pas rastit në KEK: Vonesat e qëllimshme për të trashur xhepat e Martin Berishajt - NACIONALE

Rukiqi pas rastit në KEK: Vonesat e qëllimshme për të trashur xhepat e Martin Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas bastisjes së Policisë së Kosovës në KEK.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook, vonesat në remotin e Termocentralit “Kosova A” ishin të qëllimshme për të trashur xhepat e ambasadorit Martin Berishaj.

Ai tutje ka thënë se rasti në KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, pasi sipas tij ky rast paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive të korrupsionit të kësaj qeverisje.

Postimi i plotë:

Disa fjale per aferen korruptive ne KEK

- 3.4 milione tender i negociuar dhe i nenshkruar, brenda 4 dite, me nje biznes individual;

- Vonesa te qellimshme ne remontin e Termocentralit “Kosova A”, per te trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit te energjise elektrike;

- Rasti korruptiv ne KEK eshte vetem nje nga rastet e zbuluara, qe paralajmeron shperthimin dhe shperfaqjen masive te korrupsionit te kesaj qeverisje.

- Martin Berishaj vazhdon te mbetet Ambasador i Kosoves ne nje vend te Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme