Rukiqi i reagon Muratit: 506 euro paga mesatare, me inflacion është 395 euro - NACIONALE

Rukiqi i reagon Muratit: 506 euro paga mesatare, me inflacion është 395 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili tha se paga mesatare për vitin 2023 është 506 euro.

Rukiqi ka thënë se me inflacionin prej 22 për qind, vlera reale e kësaj page është 395 euro.

“- 17% është rritë paga mesatare neto në 4 vitë të kësaj Qeverie

- 22 % janë rrië çmimet

- 50 % janë rritë çmimet e produkteve bazike (bukë, vaj, sheqer, qumësht)

- 60% e kësaj page shkon për ushqime dhe barna (rekord negativ krahasuar me të gjitha vendet në Evropë).” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, Rukiqi i ka thënë Qeverisë: “Sa merrni me propagandë, sigurone së paku bukën për ushtrinë”.

Lajme të ngjashme