Rukiqi i LDK-së: VV-ja duhet me fol në prokurori për dyfishimin e çmimit te energjisë - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së: VV-ja duhet me fol në prokurori për dyfishimin e çmimit te energjisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka treguar se për çka duhet të flasë në prokurori partia në pushtet.

Ai ka bërë me dije se VV-ja në prokurori duhet të tregojë për “masat” e rritjes të çmimit të energjisë elektrike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia e Kurtit duhet të sqarohet para organeve të drejtësisë për dyfishimit të çmimit te energjisë elektrike.

“Partia në pushtet, duhet me fol (në prokurori), mes tjerash, për “masat” e rritjes të çmimit të energjisë elektrike, përkatësisht dyfishimit të çmimit te energjise elektrike. Cilat jane këto “masa” te partisë në pushtet me ndikime në çmime dhe me na e “zbut” inflacionin? 1. Kontrate kornize per shitblerje te energjise elektrike me kompani te palicencuar, pa procedura konkurruese, me tendere sekret; 2. Shit energji me çmim te ulet, te kompania e palicencuar, prape me tender sekret; 3. Blej energji me shtrenjte, nga kompania e palicencuar, me tender sekret; 4. Blerjen e shtrenjte te energjise, faturoje tek qytetaret, permes dyfishimit te rritjes te çmimit te energjise elektrike; 5. Shfrytzoje per ndermjetsim ne kete shitblerje Ambasadorin me ndikim ne pushtet (Martin Berishaj), ne te njejten kohe agjent tregtar i kompanise GEN me selo ne Beograd, lidere ne rrjetin e mafise energjetike ne rajon”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të ngjashme