Rukiqi i LDK-së për Kosovën në Davos: Sfida për investime të huaja është furnizimi i pandërprerë me energji elektrike - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së për Kosovën në Davos: Sfida për investime të huaja është furnizimi i pandërprerë me energji elektrike

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka vlerësuar si gjë të mirë që Kosova në Davos për të dytin vit me radhë prezantohet me “House of Kosova”, por tha gjendja në vend e energjisë është sfidë kryesore për tërheqje të investitorëve të huaj.

Rukiqi iu referua ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike në vend të kohëve të fundit për të konstatuar se kjo është pengesë e madhe për sigurimin e investimeve të huaja në vend.

Postimi i Rukiqit:

Prezantimi i Kosovës në Davos për të dytin vit radhazi, me House of Kosova, është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm për imazhin ndërkombëtar të vendit dhe për dialogun me investitorë potencialë.

Megjithatë, ekziston një sfidë themelore që vazhdon të minojë përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte: siguria e furnizimit me energji elektrike.

Energjia është ndër tre faktorët kryesorë në vendimmarrjen e investitorëve.

Pa furnizim të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe afatgjatë me energji elektrike, çdo prezantim, promovim apo pjesëmarrje në forume globale, nuk e sjell ndonje rezultat ne terheqje te investimebe

Investimet substanciale në industri, prodhim dhe teknologji kërkojnë garanci energjetike për 10–20 vitet e ardhshme. Pa një zgjidhje strukturore dhe afatgjatë në këtë sektor, nuk mund te kemi pritshmëri të larta për investime të mëdha të jashtme.

Lajme të ngjashme