Rukiqi i LDK-së: Në asnjë rrethanë, nuk ka votë për asnjë lloj qeverie - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së: Në asnjë rrethanë, nuk ka votë për asnjë lloj qeverie

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në ‘’asnjë rrethanë nuk kanë votë për asnjë lloj qeverie’’.

Kështu u përgjigj ai gjatë konferencës për media, ku u pyet për mundësinë e krijimit të qeverisë ‘Konjufca 1’.

’Asnjë ftesë të re, në asnjë rrethanë nuk ka votë për asnjë lloj qeverie, e cila tani është një taktikë e re për me kriju për me ble kohë, por asnjëherë serioze me krijuar shumicë.Siç e kemi thënë prej fillimit në konstilacionin aktual të parlamentit nuk ka shumicë, dhe përderisa nuk ka shumicë politike dhe s’ka marrëveshje politike, LDK nuk jep votë. Ne presim sa më shpejtë të konsumohet ehde kjo blerje e kohës nga partia e VV’së, dhe ne të kemi datën e zgjedhjeve dhe të shkojmë në zgjedhje ta masim vetën secili’’, ka thënë Rukiqi.

Lajme të ngjashme