Rukiqi e kritikon Qeverinë Kurti: Nuk e ka nisur asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë e vendit
Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar një infografikë të VV-së rreth investimeve të huaja direkte, të cilat, sipas partisë në pushtet, janë rritur.
Por Rukiqi këtë postim të VV-së e cilësoi si manipulim statistikor.
“Nje tjeter manipulim statistikor dhe me infografike nga zyra per propagande e Levizjes Vetevendosje. Kesaj rradhe me shifrat e Investimeve te Huaja Direkte, duke krahasuar te dhenat e çerekut te pare te vitit 2022, me te dhenat e çerekut te pare te vitit 2023, pra duke i perdorur per krahasim muajt te cilet ju kane konvenuar me shume.” – shkroi ai.
Tutje, Rukiqi vlerësoi se pushteti aktual nuk e ka filluar asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
“Nje qeverie, me performancen me te dobet ne realizimin e investimeve kapitale, qe nuk ka arritur te nis asnje projekt te rendesishem per ekonomine e vendit, e per me shume e ka perkeqesuar rejtingun e Kosoves per investime te jashtme, duke prodhuar kriza te vazhdueshme, e vetmja rruge per te treguar ndonje “sukses”, eshte tentaviva per manipulim, me statistika te paqendrueshme dhe grafikone te hiperbolizuara.” – shrkoi ai tutje.