Rruga me të cilën u mburr LVV-ja, bëhet “pifti” nga shiu
Ende nuk janë mbushur dy muaj që kur Lëvizja Vetëvendosje u lavdërua me shtrimin e disa metrave asfalt në disa fshatra të komunave në veri. Por, vërshimet duket se e kanë shkatërruar njërën nga këto rrugë.
Pamjet e publikuara nga faqja “Mitrovica Sot”, tregojnë rrugën e shkatërruar në fshatin Dedin.
“Kjo është gjendja e rrugëve qe u asfaltuan para një muaji në fshatrat veriore të Mitrovicës, konkretisht Fshati Dedi.” – thuhet në fotografitë e publikuara nga kjo faqe.
Ndërkohë, pikërisht me këtë rrugë, ishte lavdëruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke thënë se: “…si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura për qytetarët e asaj ane.”
Vazhdon shtrimi i rrugëve në veri të vendit. Si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura edhe për qytetarët e asaj ane.#QeveriaKurti. pic.twitter.com/LxYuzhhUNA
— Arlind Manxhuka (@ArlindManxhuka) January 4, 2023
Ndërkohë, edhe llogaria e LVV-së në Facebook ishte mburrur me shtrimin e këtyre rrugëve.
“Për herë të parë Qeveria shtron rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit.” – thuhej në një postim të këtij subjekti politik.