Rubio thotë se operacioni “Furia Epike” kundër Iranit ka përfunduar - NACIONALE

Rubio thotë se operacioni “Furia Epike” kundër Iranit ka përfunduar

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha të martën para gazetarëve se operacioni “Furia Epike” – emri që i ishte dhënë ofensivës fillestare amerikano-izraelite kundër Iranit – është i përfunduar.

“Operacioni Furia Epike është i përmbyllur. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni” – tha kryediplomati amerikan para gazetarëve, duke shtuar se faza sulmuese e luftës me Iranin ka marrë fund, raporton televizioni BBC.

Rubio tha më tej se presidenti Donald Trump do ta parapëlqente arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, përfshirë një memorandum mirëkuptimi për atë se si mund të rihapet plotësisht Ngushtica e Hormuzit.

“Kjo është rruga që e parapëlqen ai. Ajo deri më tani nuk është rruga që e ka zgjedhur Irani” - shtoi sekretari amerikan.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë duke punuar që ta sigurojnë kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit si “favor për botën”.

Lajme të ngjashme