RTK-ja tregon pse e ndaloi transmetimin emisionit `Show i së Premtes` - NACIONALE

RTK-ja tregon pse e ndaloi transmetimin emisionit `Show i së Premtes`

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës(RTK) ka treguar pse ka ndalur transmetimin e emisionit `Show i së Premtes` të Adelina Ismailit.

RTK-ja ka bërë me dije se kjo ka ndodhur për shkak të dilemave të mëdha sa i përket shkeljeve eventuale të standardeve profesionale të RTK-së.

I ftuar në këtë emision ishte teologun kontrovers Drilon Gashi.

“Pas shqyrtimit të hollësishëm të përmbajtjes së programit `Show i së Premtes` me të ftuarin teologun Drilon Gashi, stafi editorial i RTK-së ka vendosur të mos e transmetojë këtë emision. Kjo është vendosur për shkak të dilemave të mëdha sa i përket shkeljeve eventuale të standardeve profesionale të RTK-së. Kërkojmë mirëkuptim tuaj, ndërkaq sonte do të jetë repriza e një prej emisioneve 'Show i së Premtes'” është thënë në sqarimin e RTK-së.

Lajme të ngjashme