RTK: Arrestohen katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës - NACIONALE

RTK: Arrestohen katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

RTK raporton se katër gjuetarë serbë janë arrestuar sot në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.

Sipas burimeve të RTK-së, fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi.

Të arrestuarit ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.

Lajme të ngjashme