Rrustemi i VV-së thotë se Abdixhiku duhet të garantojë votat e partisë së vet për presidentin - NACIONALE

Rrustemi i VV-së thotë se Abdixhiku duhet të garantojë votat e partisë së vet për presidentin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se, nëse arrihet dakordimi për kandidatin presidencial, Lumir Abdixhiku duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjes nga deputetët e LDK-së.

“Zoti Abdixhiku e përfaqëson LDK-në, zoti Kurti e përfaqëson Vetëvendosjen”, tha Rrustemi për KosovaPress.

Sipas tij, LVV-ja nuk mund të komentojë sjelljen individuale të deputetëve të LDK-së, ndërsa përgjegjësia për menaxhimin e grupit parlamentar i takon Abdixhikut.

“I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhojë grupin e tij parlamentar”, theksoi Rrustemi.

Lajme të ngjashme