Rrustemi i VV-së: Sa më dinjitoz Albin Kurti, aq më të dëshpëruar Vlora Çitaku dhe Grenelli - NACIONALE

Rrustemi i VV-së: Sa më dinjitoz Albin Kurti, aq më të dëshpëruar Vlora Çitaku dhe Grenelli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut dhe ish-emisarit amerikan për dialog, Richard Grenell rreth takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Çitaku në një status në Facebook i ka reaguar antarit të VV-së, Hysamedin Feraj, pasi ai ka pretenduar se prapa Kurtit nuk kishte flamur shtetëror, sepse Stoltenberg ka çuar mesazhin që ai dhe Kurti janë të bashkuar, ndërsa Vuçiqit, që kishte flamurin prapa, i ka çuar mesazhin që janë të ndarë.

“Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, shkroi Çitaku referuar Ferajt.

Kurse, ish-emisari Grenell ka qenë aktiv në Tëitter rreth takimit të sotëm duke vazhduar kritikat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik.

Këto deklarata, deputeti i Rrustemi i ka quajtur si “dëshpërim” i Grenellit dh Çitakut, pasi sipas tij Kurti ka sjellje dinjitoze.

“Grenell dhe Vlora Çitaku në aksion. Sa më dinjitoz Albin Kurti, aq më të dëshpëruar këta dy’, ka shkruar shkurtimisht Rrustemi.

Lajme të ngjashme