Rrustemi i VV-së e kritikon Lajçakun: Ka pasur një qasje të gabuar, uroj ndërgjegjësim - NACIONALE

Rrustemi i VV-së e kritikon Lajçakun: Ka pasur një qasje të gabuar, uroj ndërgjegjësim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një takim në mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq pritet të mbahet në javën e ardhshme.

Pak ditë para mbajtjes së këtij takimi, Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, e ka kritikuar ndërmjetësuesin, pra BE-në. Sipas tij, ka pasur një qasje të gabuar nga ana e ndërmjetësuesit.

“Uroj të ketë një ndërgjegjësim të fasilituesit që rruga e vetme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është përmes zbatimit në mirëbesim dhe të pakushtëzuar të kësaj marrëveshje dhe njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe respektimit të ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë mbi bazën e Kartës së OKB-së… Ka pasur një qasje të gabuar prej vet ndërmjetësuesit që e gjithë energjia dhe fokusi ishte lokalizuar tek një pikë e vetme e kësaj marrëveshje, e që është interesi ose synimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit.” vlerësoi ai për Kosovapress.

Lajme të ngjashme