Rrustemi e pëmend Thaçin indirekt: Dikur në Ujman lundronte veç një barkë - NACIONALE

Rrustemi e pëmend Thaçin indirekt: Dikur në Ujman lundronte veç një barkë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka publikuar një fotografi të disa pushuesve në Zubin Potok të Veriut.

Rrustemi ka komentuar këtë fotografi me një tekst, në të cilin e përmend në mënyrë indirekte ish-presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij, dikur në këtë liqen artificial lundronte vetëm një barkë.

“Ujmani sot. Po shfrytëzohet edhe për pushime. Pas 25 viteve një resurs shtetëror vihet në shërbim të plotë të qytetarëve.

Dikur këtu lundronte vetëm një barkë që ju e dini e cilit ishte” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme