Rrustemi e “imiton” Abdixhikun, e ledhaton qenin e sharrit
Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka vizituar disa blegtorë në Blinajë të Lipjanit.
Për këtë vizitë, Rrustemi ka shkruar një status, ku ka shpërndarë disa fotografi, teksa ka lavdëruar punën e blegtorëve.
Në njërin nga fotografitë, Rrustemi shihet duke e ledhatuar një qen të sharrit.
Kjo nuk është hera e parë që një politikan kosovar shfaqet kohëve të fundit duke ledhatuar qenin e sharrit.
Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.