Rrusta: Kurti rehabiliton krimet e Serbisë dhe cenzuron fjalimet ku përmendet UÇK-ja - NACIONALE

Rrusta: Kurti rehabiliton krimet e Serbisë dhe cenzuron fjalimet ku përmendet UÇK-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka reaguar për fjalët e kryeministrit, Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Rrusta ka thënë se Kurti po rehabiliton krimet e Serbisë dhe po cenzuron fjalimet ku përmendet UÇK-ja.

Ky ka qenë veprim kriminal me motive spastrimi nga Rojet e Urës, të cilat janë udhëhequr nga Oliver Ivanovici. Kaq për kontributin e tij për shoqëri multietnike.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Ky ka qenë veprim kriminal me motive spastrimi nga Rojet e Urës, të cilat janë udhëhequr nga Oliver Ivanovici. Kaq për kontributin e tij për shoqëri multietnike.

Ndërsa Kryeministri rehabiliton krimet e serbisë në Kosovë dhe cenzuron fjalimet ku përmendet UÇK. Çfarë zhvillime..

Lajme të ngjashme