Rrusta: Kjo Qeveri s'dallon prej tjerave në barazi gjinore, qe pse - NACIONALE

Rrusta: Kjo Qeveri s'dallon prej tjerave në barazi gjinore, qe pse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se Qeveria Kurti nuk dallon prej qeverive të kaluara as në temën e barazisë gjinore.

Ajo ka treguar arsyet dhe ka kërkuar nga qeveria që të mos i përdorin rastet tragjike për agjenda politike.

Shkrimi i saj:

Qe pse kjo qeveri nuk dallon prej atyre tjerave as në temën e barazisë gjinore:

Në vend se denoncimi, ngritja e çështjeve, etj., të vinte si plan pune (qe 1 vit e gjysmë), përmes një fushate të gjërë, me mijëra tubime me gra e burra, me shpalosje të ideve për politika konkrete, PËRSËRI ngritja e këtyre çështjeve po bëhet si REAGIM ndaj ngjarjeve. Fushatat këta i kanë të rezervuara vetëm për motive elektorale.

Sikur të kishte punë të vazhdueshme në terren, ide sesi do të ndërhyjnë në strukturen ekonomike e shoqërore, etj., askush nuk do t'i akuzonte për faj. Kur qasja vazhdon njejtë, pse duhet me besu që njerëzit që VV don me i shty në pozita kyçe kanë me qenë ndryshe.

Pse mos të ngriten këto tema pa ngjarjen konkrete?

Pse duhet barra të bie çdo herë mbi viktimën?

Çka na duhet qeveria pra?

As protestat, as viktimat nuk kanë me ju shërby për shtrirjen tuaj. Mos i përdorni rastet tragjike për agjenda politike.

Lajme të ngjashme