Rrusta i reagon Kurtit: Në vend se t’u ndërhyni çifteve në dhomën e gjumit, përmirësoni jetën e të lindurve - NACIONALE

Rrusta i reagon Kurtit: Në vend se t’u ndërhyni çifteve në dhomën e gjumit, përmirësoni jetën e të lindurve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka reaguar pas vendimit që të rriten shtesat për fëmijë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se kjo është politikë që ka mision nacionalist të rritjes së natalitetit.

“Në vend të ndërhyrjes në dhomën e gjumit të çifteve (në shumicë në marrëdhënje të pabarabarta), le të punojnë në përmirësimin e jetës së të lindurve.

Nuk ka kuptum me nda buxhet më shumë për lindjet sesa për jetesë e mirëqenie. Psh. ku është sistemi i sigrimeve shëndetësore? Apo me përmirësim të shëndetësisë këta kanë nënkuptu fasadime. Fasadimin e imazhit në fakt.” – ka shkruar ajo.

Në fund, Rrusta u shpreh:

“Rrija nuk guxon me u ba në kurrizin e mirëqenies”.

Lajme të ngjashme