Rrusta e PSD-së: Zhurma e tupanave mundet me t’i shurdhu veshët, sidomos kur nuk dihet për çka po feston - NACIONALE

Rrusta e PSD-së: Zhurma e tupanave mundet me t’i shurdhu veshët, sidomos kur nuk dihet për çka po feston

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente.

Rrusta përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka ironizuar, duke thënë se “zhurma e tupanave të festës, mundet me u përdorë edhe për me t’i shurdhu veshët.

“E kjo sidomos kur festohet pa e ditë saktësisht çka po feston”, ka shkruar tutje ajo.

Ndryshe, për marrëveshjen ka reaguar më herët edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se qytetarët e Kosovës tani do të udhëtojnë në Serbi me letërnjoftime, pa dokumentet për hyrje/dalje.

Lajme të ngjashme