Rrusta e PSD-së: Akuzat ndaj SBASHK-ut ishin të ulëta, sepse kishin qëllim nënshtrimin - NACIONALE

Rrusta e PSD-së: Akuzat ndaj SBASHK-ut ishin të ulëta, sepse kishin qëllim nënshtrimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, duke u ndërlidhur me akuzat ndaj SBAShK-ut, ka thënë se Qeveria Kurti funksionon me qëllime të korruptuara.

Rrusta thotë se asnjë qeveri nuk është fitimtare nëse është kundër të drejtave të punëtorëve pasi qeveria kishte qëllim nënshtrimin.

Asnjë qeveri nuk është fitimtare nëse kjo është në kurriz të të drejtave të punëtorëve. Shpallja e fitorës është ligësi. Në fund të ditës, punëtorët po pësojnë dhe po i hapet terren edhe më shumë tendencave totalitare.”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Qeveri me qëllime të korruptuara është kjo.

Akuzat ndaj SBASHK-ut ishin të ulëta, sepse kishin qëllim nënshtrimin, jo të vërtetën. Prandaj në këtë mes nuk ka rëndësi më e vërteta, por mjetet e përdorura ndaj kundërshtarëve. Mjeti përcakton.

Madje, nëse përulja e tjetrit më shërben për ta kuptuar një të vërtetë, atëherë nuk jam e interesuar për atë të vërtetë. Nuk dua as ta di.

Asnjë qeveri nuk është fitimtare nëse kjo është në kurriz të të drejtave të punëtorëve. Shpallja e fitorës është ligësi. Në fund të ditës, punëtorët po pësojnë dhe po i hapet terren edhe më shumë tendencave totalitare.

Lajme të ngjashme