Rrugët e Veternikut vërshohen nga uji, pas reshjeve të mëdha të shiut - NACIONALE

Rrugët e Veternikut vërshohen nga uji, pas reshjeve të mëdha të shiut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në zonën e Veternikut në kryeqytet.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Twitter, shihet se rrugët janë vërshuar nga shiu.

“Qyteti pa lum? S’kisha thone Hello from Veternik river ”, ka shkruar përdoruesi që publikoi pamjet.

Ndërkaq, pasditen e sotme në Prishtinë pati reshje të mëdha të shiut, të cilat ishin paralajmëruar edhe nga Institui Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshjet pritet që të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme