Rruga Prishtinë-Pejë, 4 aksidente me 6 persona të lënduar veç sot
Në rrugën Prishtinë-Pejë, është raportuar se vetëm sot gjatë ditës kanë ndodhur katër aksidente trafiku, e ku dhe janë lënduar 6 persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për gazetën Nacionale, se aksidenti i parë ka ndodhur në ora 13:00, mes dy kamionëve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Koreticë, ku dy persona janë lënduar.
Në të njëjtin fshat, kanë ndodhur edhe tri aksidente të tjera ku katër persona janë lënduar.
Pastaj, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.
“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Policia është në vendin e ngjarjes ku dhe është duke u marrur më rastet.